Tradita thotë se momenti nuk është aspak i mirë për klubin nga Kalifornia. Sa herë që Lebron Xhejmsi nuk ka pranuar rinovimin dhe ka dashur të ishte një lojtar i lirë në vitin e fundit të kontratës, aq herë ka ndodhur që ai është larguar. Ndodhi tek Klivlendi në 2010, kur basketbollisti shkoi tek Majemi dhe ku fitoi dy tituj. Në 2014, u kthye sërish te Klivlendi deri në 2108 duke fituar një titull, por duke e parë të vështirë të fitonte ndaj Golden Stejtit. Tashmë, u bë 4 sezone tek Lejkërsat dhe në 2023 bëhet lojtar i lirë. Gjithsesi, këtë herë mund të jetë ndryshe sepse Lebroni dëshiron të luajë në LA së bashku me djalin e tij të paktën një sezon në NBA.
Sfidanti.al