Çelsi vendos të marrë Obamejangun, pra a do të vazhdojë Broja në Londër?!

Blutë mund të arrijnë më në fund një sukses në tregun e futbollit pasi dështuan disa herë ndaj Barcelonës. Ky sukses mund të jetë  pikërisht i lidhur me katalanasit pasi Çelsi kërkon sulmuesin Obamejang. Ish-kapiteni i Arsenalit luajti për 6 muaj në “Kamp Nou” dhe pati sukses me golat dhe lojën e tij, por klubi katalanas vazhdon  të ketë probleme financiare, duhet të largohet dikush që të regjistrohen lojtarët e marrë. Meqë kjo  nuk po ndodh me De Jongun, le të ndodhë me Obamejangun. Ardhja e afrikanit tek Çelsi do të thotë rrezik më i madh për largim për Armando Brojën, edhe pse hapësirë mund të ketë me ikjen e munshme të Vernerit dhe Zijeçit.

Sfidanti.al