“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. Kjo strofë e një kënge angleze të shumë e shumë dekadave më parë, nuk mbeti në memorje vetëm si një sukses muzikor, por edhe u bë himni më i famshëm i një skuadre futbolli në botë. Me këtë himn të Liverpulit e pritën tifozët e Romës lojtarin e ardhur nga Paris SG, Georgino Vajnaldumin. Ish-mesfushori i Liverpulit, që fitoi Championsin dhe Premier Ligën në “Old Traford”, do ta provojë veten tek Roma në Serinë A, nën drejtimin e Zhoze Murinjos, i huazuar nga klubi francez. Me gjasë do të ketë sukses, por padyshim që është emocionuar shumë kur ka dëgjuar këngën e famshme që e pati në veshë për shumë vjet në “Anfild”.
Sfidanti.al