Krahasimi është për në kombëtaren spanjolle, ndonëse kjo vlen edhe për tek Paris SG. Një opinionst i gazetës “Marka” shkruan se Sergio Ramosi në 80 për qind të formës është më i mirë se “të tjerët edhe kur janë në 100 për qind”. Ky analist është Huan Kastro dhe i bën thirrje trajnerit të Spanjës, Luis Enrike, që të thërrasë qendërmbrojtësin veteran për në Botëror. Kjo është indirekt edhe një thirrje për trajnerin e Paris SG-së, Kristof Galtie, që ta aktivizojë më shumë spanjollin, i cili duket se është rikthyer.
Sfidanti.al