Dimitar Berbatov dhe Ryan Giggs, dikur bashkëlojtarë të Manchester United, do të ribashkohen në fushën e blertë.
Berbatov ka thënë se Giggs do të jetë pjesë e ekipit të tij kundër 11-shes së Luis Figos në një ndeshje bamirësie në Bullgari, kur në fushë do të zbresin shumë yje të futbollit për të treguar klasin që u ka mbetur.
Figo dhe Berbatov, dy sulmues ikona në epokës moderne do të ndeshen kokë më kokë në stadiumin kombëtar të Sofias “Vasil Levski”.
Kjo ndeshje do të luhet më 14 qershor dhe në Bullgari ka ndezur shumë kureshtje, ndaj mezi presin.