Revolucion në futbollin spanjoll, një e treta e klubeve profesioniste në dorë të të huajve!

Një traditë që ka pasur më shumë rrënjë në Angli, por që po zbret me ritme të shpejta në Gadishullin Iberik. E përditshmja madrilene, “Marka” shkruan se një e treta e klubeve profesioniste në Spanjë, duke përfshirë dy ligat e para, kanë pronarë të huaj. Flasim për 20 klube të La Ligës dhe 22 të La Liga Segundës që janë profesioniste dhe prej tyre 14 kanë ndërruar duar. Shitja e fundit e aksioneve ishte për Leganjesin, Saragozën dhe Sportingun e Gihonit. Vetëm gjigandë si Reali, Barcelona, Atletiko apo Bilbao janë të sigurt si spanjollë (apo katalanas dhe baskë), ndërsa pritet që pronësia e huaj të rritet si përqindje.

Sfidanti.al