Vajzat e Anglisë: Na vjen keq çuna, nuk iu gjejmë dot bileta për finalen, janë shitur të gjitha!

Ia arritëm edhe kësaj dite që futbollistët e kombëtares së “luanëve” t’u luten “luaneshave” për t’u krijuar mundësi që të hyjnë në “Uembli” për të ndjekur ndeshjen fundore të Europianit të femrave. Kështu shkruajnë mediat angleze, që citojnë futbollisten e ekipit të vajzave, Xhorxhia Stenuej (Georgia Stanway). Stenuej thotë se futbollistët e kombëtares së meshkujve të trajnerit Sauthejt u kanë telefonuar duke u kërkuar bileta, por ato janë përgjigjur se që të gjita biletat janë të shitura. Pra, finalen e Europianitë femrave, Angli-Gjermani, do ta ndjekin 90 000 spektatorë në “Uembli”.

Sfidanti.al