Asllani aktivizohet, por Interin e dyshimeve e shpëton Lukaku!

Nuk ishte titullar, por gjithsesi trajneri nuk e la pas dore. Kristjan Asllani vazhdon të jetë “dikushi” tek Interi dhe luajti sado pak në miqësoren e fundit, barazuar 2-2 ndaj Lionit francez. Mesfushori shqiptar madje pati edhe një iniciativë mjaft të mirë, dhe të vlerësuar nga mediat italiane, por shqetësimi kryesor ka të bëjë me atë që Interi nuk i nis mirë ndeshjet. Një sëmundje si ajo e sezonit të kaluar që i kushtoi titullin! Lioni kryesoi 2-0 dhe ishte më lart në 50 minutat e para, pra në më shumë se gjysmën e ndeshjes, duke goditur edhe shtyllën. U desh këmbëngulja dhe fuqia fizike e Romelu Lukakut që shënoi gol (dhe që humbi raste), që zikaltërit të ekuilibronin ndeshjen. Golin e dytë e shënoi shumë bukur Barela, veçse Interi i trajnerit Inzagi mbetet ekipi që “ndizet me vonesë”, dhe kjo shqetëson jo pak.

Sfidanti.al