Po luhej sërish për një kupë vere, ajo që cilësohej si “Kupa e Emirateve”. Gjithsesi, përballë ishin ekipe të forta ndërsa sezoni është duke filluar, ndaj loja dhe rezultati shqyrtohen dhe analizohen me hollësi. Arsenali e tregoi se të paktën për momentin është njëra nga skuadrat më të frikshme të Europës, dhe pas suksesit 4-0 ndaj Çelsit në SHBA, ia doli 6-0 kundër Seviljes në fushën e tij në Londër. “Topçinjtë” duket se e kanë “barutin të thatë”, ndërsa “artilieri” më mirë ndër ta është Gabriel Zhezus. Braziliani i ardhur nga Man. Siti është përshtatur shumë shpejt duke shënuar 7 gola këtë verë, e ndoshta Guardiola është penduar që e ka humbur. Edhe kapiteni Odegard po e nderon shiritin që ka në krah.
Sfidanti.al