Përse Marota i Interit thotë se favorit për titullin në Itali është Juventusi?!

Administratori i deleguar i klubit zikaltër dhe trajneri Simone Inzagi flasin me tone të ulëta për pretendimet e tyre për sezonin e tij. Bepe Marota uron që “ëndrrat të bëhen realitet”, ndërsa Inzagi shprehet se “do të kisha firmosur që në fillim që të kishte ndodhur sezoni i kaluar”. Kjo, pasi Interi mori Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, por doli i dyti në Serinë A dhe u eliminua në turin e dytë në Champions. Marota thekson se “për titullin në Serinë A favorit është Juventusi”. Duket se Interi po i fsheh synimet e tij, pasi kushdo në Apenine thotë se favorit për titullin është pikërisht ekipi milanez.

Sfidanti.al