Klop i lumtur për futbollin e femrave, në finale do të jetë me Gjermaninë

Anglia dhe Gjermania do të luajnë për titullin europian në topkëmbën për vajza këtë të diel, dhe një trajneri gjerman nuk e ka të vështirë të zgjedhë se me kë do të jetë. Jurgen Klopi vërtet është teknik i Liverpulit, një skuadre angleze, por nuk ka ndërmend të mbështesë “luaneshat” në finalen e “Uemblit”. “Do të jem për Gjermaninë, – thotë Klopi, – është vendi im. Natyrisht, jam shumë i lumtur për ndjekjen e madhe që po i bëhet futbollit të femrave. Ky futboll tashmë ka shpërthyer”.

Sfidanti.al