Pritej si ylli i ri që nga koha e Mikael Shumaherit, ndërsa Kimi Raikonen vazhdoi pak, dhe Fernando Alonso apo Sebastian Fetel erdhën në momentine gabuar. Sharl Lëklerk nuk po e tregon veten si shpresën e re të “kokëkuqes” italiane pasi pavarësisht se ka në duar një makinë të shkëlqyer, nuk po arrin të rivalizojë siç duhet me Maks Verstapenin. Dalja nga pista në Çmimin e Madh të Francës i dha një goditje të madhe shpresave për titull pasi kampioni i F1 është 63 pikë larg. Verstapeni duket i paarritshëm. “Nuk jam aty ku duhet, – pranoi piloti nga Montekarlo, – unë po paraqitem në nivel shumë të lartë që nga fillimi i sezonit, por nëse do të vazhdoj të bëj gabime të tilla, nuk do të ketë asnjë vlerë kjo paraqitje në nivele maksimale. Do të përpiqem të përmirësohem, por e di se kaq sa po bëj nuk mjafton”.
Sfidanti.al