Cilit Junajtid t’i besojmë, atë që mund Liverpulin 4-0 apo atë që barazon me Aston Vilën?!

“Djajtë e kuq” ishin dukur deri tani të pandalshëm, me 3 fitore në fazë përgatitore, dhe sidomos me suksesin e thellë 4-0 ndaj Liverpulit. Nuk është gjë e vogël të mposhtësh nënkampionët qoftë edhe në verë, veçse barazimi 2-2 me Aston Vilën ngriti disa pikëpyetje. Mançester Junajtidi kryesoi 2-0 ndaj të besuarve të trajnerit Stiven Xherrard, por pas pushimit u rraskapit dhe e uli ritmin e pastaj pësoi dy gola. Edhe pse kapiteni Harri Megajer këtë herë luajti më mirë (por, sërish u vërshëllye nga tifozët e tij), sërish ekipi i trajnerit Ten Hag u duk si “punë e papërfunduar”. Nuk dimë se cilin Junajtidi duhet të besojmë, por e qartë është se Ten Hagu ka shumë punë për të bërë.

Sfidanti.al