Murinjo në rolin e priftit dhe të dëshmitarit në propozimin e dashurisë!

Nuk i kishte qëlluar ndonjëherë më parë, dhe me të drejtë mediat në të gjithë Europën shkruajtën se “I veçanti të paktën për një rast mbeti pa fjalë”. Një njeri orator si Zhoze Murinjo u la në plan të dytë në prag të stërvitjes së Romës, e cila duket se ishte e hapur për tifozët. Këtë rast e shfrytëzoi një djalë portugez që kishte ardhur në kompleksin sportiv në Albufeira, ku verdhekuqtë vazhdojnë fazën përgatitore. Djali kishte ardhur bashkë me të dashurën dhe aty takuan patriotin e tyre, Murinjo, me të cilin bënë disa foto, por ai edhe e shfrytëzoi për të bërë propozimin për martesë (apo ndoshta për fejesë).

Sfidanti.al