Kush fiton më shumë, Juvja me Bremerin apo Interi me Shkriniarin?!

Është e vështirë të jepet një përgjigje, por mund të thuhet se lëvizjen më të fortë e bëri ai klub që kishte nevojën më të madhe. Juventusi realizoi një sforco të rëndësishme për të marrë mbrojtësin brazilian, Bremer, pasi De Ligt shkoi tek Bajerni, dhe kishte edhe “vrimën” në repartin e prapavijës, por edhe paratë e duhura, sepse bavarezët paguan 70+10 milionë euro për holandezin. Interi nuk arriti në atë nivel, jo se nuk deshi, por sepse Paris SG nuk ka rënë dakord për të marrë Milan Shkriniarin për 70 milionë euro. Kjo gjë bëri që zikaltërit të ndryshonin kurs dhe të vendosnin ta mbanin mbrojtësin sllovak, i cili madje mundet edhe të rinovojë. Vështirë të thuhet se kush është forcuar më shumë deri tani, por gjithsesi parashikimet flasin për Interin.

Sfidanti.al