Pirs Morgan: Kristiano Ronaldo nuk kthehet tek Mançester Junajtidi

Në profesion është gazetar, shkrimtar (si punë analisti), producent dhe gjëra të tjera që kanë lidhje me televizionin. Pirs Morgan është i njohur në Angli dhe Britaninë e Madhe, shpesh edhe për qendrimet e tij që kanë krijuar polemika, por njihet edhe si tifoz i Arsenalit, ndonëse këtë herë ka zgjedhur të flasë për Kristiano Ronaldon. Morgani 57-vjeçar mendon se CR7 nuk do të luajë më asnjë ndeshje për Mançester Junajtidit, pasi me mendje është larg “Old Trafordit”. Sipas tij, portugezit i ka ardhur në majë të hundës dështimi i sezonit të kaluar, dhe moskualifikimi për në Champions ndaj nuk do të ishte habi të shkonte në një ekip që do të ishte i papritur për publikun. Gjithsesi, nuk dihet se ku mund të shkojë Kristiano, pasi Siti, Çelsi, Reali, Barcelona, Bajerni, Paris SG nuk e marrin, nga Juvja është larguar, po ashtu nuk llogaritet tek Interi apo Milani. Mos vallë, vërtet do të bëjë “tradhëtinë” tek Atletiko?!
Sfidanti.al