Truku Nejmar-Bernardo Silva nuk pëlqehet aspak nga Guardiola

Nuk dihet sesa ka ndonjë gjë të vërtetë dhe sesa është një zhurmë mediatike e nxitur nga agjentët. Kjo mund të kuptohet më vonë, por është e sigurt që një lojtar si Nejmar ka bërë kaq shumë armiq saqë askush nuk e do nga klubet e mëdhenj. Çelsi jo, Bajerni, jo, Liverpuli jo, Barcelona e Reali gjithashtu jo. Nuk e do as ekipi që e ka aktualisht, Paris SG. Për këtë arsye po jepen shumë kombinime “teorike”, dhe i fundit është ai që PSG mund të marrë Bernardo Silvën dhe t’ia japë Nejmarin Mançester Sitit. Pra, ta dërgojë te Guardiola. Duket e vështirë që trajneri katalanas të pranojë duke pasur parasysh sesi luajnë skuadrat e tij, dhe që ai ka tani Erling Halandin si garanci për golat. Nuk diskutohet talenti i Nejmarit, por po ashtu njihet mungesa e shpeshtë e regjimit sportiv nga ana e tij, dhe egoizmi në fushën e lojës.

Sfidanti.al