Juventusit i ishte këshilluar Kristjan Asllani, por atë e mori Interi

Një trajner veteran si Xhovani Galeone e kritikon trajnerin juventin, Masimiliano Alegri, ndonëse e vlerëson për punën që ka bërë në Torino. Njeriu që ka ndikuar në rritjen e Alegrit thotë se mendon që tekniku nuk pyetet edhe aq shumë për transferimet tek “Zonja e Vjetër” diçka që nuk duhet të ndodhë. “I këshillova Kulibalin, Asllanin dhe Milinkoviç-Saviçin, – thotë ai, – i pari kushtonte shumë, të dytin e mori Interi, ndërsa për të tretin nuk e di se çdo të ndodhë. Juventusi sot është për vend të katërt ose të pestë, edhe pse Di Maria e Pogba janë shumë të mirë. Ekipi nuk ka mbrojtjen e duhur, dhe vjet Alegri bëri një mrekulli që e kuailifikoi në Champions”.

Sfidanti.al