Edhe i plotfuqishmi Paris SG merrka në huazim, vjen Ekitike!

Pas Mesit, Mbapesë e Nejmarit, në sulmin e skuadrës franceze do të jetë një emër jo shumë i famshëm. Ky është Hugo Ekitike, vetëm 20 vjeç, dhe që e deshi trajneri Kristof Galtie dhe u mor në huazim nga Stadë dë Reimsi. Ai shënoi vjet 11 gola në 26 ndeshje duke treguar se është shumë premtues, ndërsa edhe një klub kaq i madh sa PSG-ja bën operacione të tilla huazimi, ndonëse shpenzon “qimet e kokës” për treshen e mësipërme. Parizienët kanë marrë deri tani edhe Vitinjën nga Porto dhe Nunjo Mendesin, që e bënë përfundimisht lojtar të vetin.

Sfidanti.al