NBA, vërtet mund të ketë një shkëmbim Lebron-Durant?!

Duket e vështirë që një legjendë si Xhejmsi të përfundojë si “mall shkëmbimi”, ndërsa legjenda e basketbollit thjesht ka bërë lëvizjet që ka dashur. Që nga Klivlendi, Majemi, sërish në Klivlend e tani tek Lejkërsat, gjithçka është bërë me vullnetin e Lebronit, ndaj duket lajm i habitshëm ai që vjen nga SHBA se Lejkërsat dhe Bruklini mund të bëjnë një shkëmbim të “Mbretit” me Kevin Durantin. Të dy yje shumë të mëdhenj, edhe pse Lebroni më i kompletuar, ndërsa Duranti do të donte të largohej nga Netsat. Lajmet janë që Lejkërsat kanë më shumë interes të dërgojnë në Nju Jork Rasëll Uesbrukun dhe të marrin Kajri Irvingun, diçka që edhe mund të ndodhë. Bruklini paska diskutuar me Feniksin për Devin Bukerin dhe me Golden Stejtin për Stef Kërrin, por natyrisht pa sukses.

Sfidanti.al