Një yll i madh i futbollit zakonisht ia del ta bëjë këtë gjë, ndonëse për shembull një Kristiano Ronaldo nuk po e arrin këtë verë. Robert Levandovski po, dhe kështu mendon Lotar Mateus. “Tani e kuptoj më mirë, – thotë Mateusi për legjendën polake, – kontratë 3 vjeçare me të drejtë për ta zgjatur edhe një vit. Levandovski mori atë që deshi, dhe do të fitojë dyfishin e parave që do të merrte nëse do të qendronte tek Bajerni deri në 2024. Në 4 vjet me Barcelonën mund të arrijë suksese të tjera në karrierë”.
Sfidanti.al