S’ka qetësi tek Man. Junajtidi, kritikat “lumë” edhe kur fitohet 4-1!

Nuk mjaftoi suksesi i shkëlqyer, edhe pse miqësor, 4-0 ndaj Liverpulit. Po ashtu, nuk ia mbushi syrin kujtdo fitorja e dytë në fazë përgatitore, 4-1 ndaj Melburnit, pasi një pjesë e tifozëve të Mançester Junajtidit janë mësuar të kritikojnë. Po ashtu, edhe një pjesë e mediave. “Fshikullimat” ishin për dy mbrojtësit, Harri Megajer dhe Viktor Lindelof, të cilët u cilësuan fajtorë për golin e pësuar ndaj australianëve. Melburni kryesoi 1-0 përpara sesa ekipi i trajnerit Erik Ten Hag të përmbyste shifrat, ndërsa Megajeri dhe Lindelofi u kritikuan sepse ishin të ngadalshëm dhe nuk bashkëpunuan siç duhet.

Sfidanti.al