Më në fund, për Hazarin Reali është më i rëndësishëm sesa … hamburgerat!

Për 3 sezone me radhë nuk arriti të ngrinte kokën dhe të tregonte as 40 për qind të asaj për të cilën erdhi në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi, Eden Hazar duket se më në fund ka arritur të fitojë betejën me veten dhe me dobësinë ndaj ushqimit të thatë e të shpejtë (fast fud – fast food), për t’iu përkushtuar regjimit të duhur sportiv. Një yll i krahasuar me potencialin e Mesit dhe Ronaldos ndoshta nuk do t’ia “plasë buzën” sërish Realit të Madridit, pasi duket në formë shumë të mirë fizike dhe aspak mbi peshë. Vetëm talenti tepër i madh bëri që magjistari nga Belgjika të durohej për 3 vjet thuajse si parazit, ndërsa rivalët duhet të shqetësohen jo pak. Reali fitoi Championsin dhe La Ligën pa e pasur fare kontributin e Hazarit, imagjinoni sikur ai të kthehet në formën që kishte tek Çelsi.

Sfidanti.al