Ky Reali s’ka të ndalur, gati të konkurrojë me Liverpulin për Belinghamin

Është vetëm 19 vjeç, potencialisht kartoni i arrin 80 milionë euro, ndonëse kjo vlerë “reale” futbollistike mund të rritet apo mund të ulet në bazë të kohëzgjatjes së kontratës dhe të raportit me klubin. Xhud Belingham është një anglez fare i ri dhe hsumë i kërkuar. Që nga viti 2020 është tek Dortmundi, që pagoi 25 milionë euro për ta marrë dhe që kuptohet pret një fitim të madh kur ta transferojë në “dalje”. Në garë për të janë Liverpuli apo klube të tjerë anglezë si Mançester Siti e Mançester Junajtidi, por duket se do të fusë “hundët” edhe Reali. Në Madrid, sipas mediave, mendojnë se Belinghami do të ishte lojtar ideal për të plotësuar mesfushën e së ardhmes, ku ndërkaq janë Kamavinga dhe Çuameni. Kjo, sepse treshja legjendare Kasemiro-Kros-Modriç po i afrohet “kilometrave” të fundit. Anglezi ka kontratë në Dortmund deri në 2025, ndërsa pritet se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme.

Sfidanti.al