Çfarë taktike po ndjek Interi për të fituar “derbin” me Juven për Bremerin?!

Mbrojtësi brazilian është kthyer në një “objekt” tepër të rëndësishëm të tregut të futbollit, ndërsa disa klube interesohen për të. Në fund, favoritët mbeten Interi dhe Juventusi, me Bremerin që dëshiron më shumë milanezët. Torino ka rritur pretendimet, me presidentin Kairo që thotë se “nëse Shkriniar vlen 70 milionë euro, atëherë Bremer vlen të paktën 40 milionë”. Dakord, por Interi thotë se në janar futbollistin mund ta marrë me 15 milionë euro, pasi e tillë është klauzola në kontratë. Nga ana tjetër, zikaltërit janë gati të shkojnë deri në 30 milionë euro, por aspak në 40. Loja është pak me rrezik, ndonëse Bremer preferon Interin ndaj Juves, dhe duket se piemontezët kanë disa probleme me bilancet financiare.

Sfidanti.al