Çelsi merr Kulibalin, pasi Bajerni synon De Ligtin; ç’do të bëjë Juventusi?!

Për të marrë mbrojtësin e Napolit do të duhen 40 milionë euro, apo rreth 34-35 milionë paundë stërlina. Pronari i Çelsit, Tod Boehli, duket se nuk e ka problem të shpenzojë në sport dhe nëse realizohet transferimi i Kulibalit, harxhet do të arrinin deri tani 120 milionë paundë stërlina. Mesa kuptohet, 31-vjeçari nga Senegali mund të jetë më i disponueshëm financiarisht sesa Natan Ejk (Ake) i Mançester Sitit për të cilin kërkohen të paktën 40 milionë euro. “Nuk është ende diçka plotësisht e konfirmuar, por është në rrugën e duhur”, – thonë lajmet mediatike. Kjo është përgjigja e Çelsit pasi De Ligt pritet të shkojë tek Bajerni, ndërsa nuk dihet se cilin mbrojtës do të marrë Juventusi.

Sfidanti.al