Veprimi për të përfaqësuar Kazakistanin ishte po aq i goditur sa edhe krijesa e Kalit të Trojës nga Odiseu nja 3 200 vjet më parë. Jelena Ribakina, një teniste ruse, fitoi Uimbëlldonin duke sfiduar vendimin e organizatorëve për të mos lejuar tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia për të marrë pjesë në këtë edicion si shenjë solidariteti me Ukrainën. Po e lëmë mënjanë faktin se asnjë tenist amerikan apo britanik nuk u përjashtua në 2003 apo 2004 kur dy vendet sulmuan dhe pushtuan Irakun, por po merremi me faktin tjetër se Ribakina zgjodhi të merrte nënshtetësinë kazake për të qenë e pranishme në Klubin Anglez të Tenisit në Londër. Autoritetet dhe mediat ruse brohoritën me të madhe daljen e saj në finale dhe pastaj fitoren, duke theksuar se ky ishte një grusht i Rusisë ndaj Perëndimit! Ribakina fitoi finalen ndaj tunizianes Ons Zhaber, 2-1 me rezultatin e seteve 3-6, 6-2 e 6-2. Numri 2 i botës deshi të bëhej e para arabe dhe e para afrikane që ta fitonte turneun, por do të duhet të presë një herë tjetër.
Sfidanti.al