Inzagi: Objektivi i Interit është të fitojmë, Lukaku shumë i fortë

Mori dy trofe, që mund të mos duken aq të shumtë, por që vlejnë mjaft si vazhdimësi për një skuadër që nuk ishte mësuar të fitonte. Pas titullit kampion në 2021, Interi fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë në 2022 si dhe kaloi në fazën me eliminim direkt në Champions pas më shumë se 10 viteve. Pavarësisht se mbeti në vend të dytë në Serinë A (mori tavolinën, siç thuhej dikur me shaka në Shqipëri), sërish trajneri Simone Inzagi u vlerësua nga klubi dhe mori rinovimin. Tani në ekip kanë ardhur Lukaku, Onana, Mkitarian dhe Asllani, ndërsa ku i dihet, mund të afrohet edhe Dibala. “Objektivi ynë është të jemi më lart se vjet, të fitojmë, – thotë trajneri, – synimi është i qartë, të marrim titullin. Lukaku është shumë i fortë, por ishim të fortë edhe pa ardhur ai. Kam besim tek djemtë edhe pse do të luftojmë me 3-4 skuadra”.

Sfidanti.al