Varianti për të përdorur Pavarin si “monedhë shkëmbimi” mund të mos vlejë. Kjo sepse tek Juventusi janë të vendosur të përdorin paratë e fituara për të marrë Kulibalin nga Napoli për të mbushur “vrimën” në mbrojtje dhe momenti duket shumë i mirë. Italianët duan që ta largojnë Matijs De Ligtin edhe pse vështirë t’i marrin 120 milionë eurot që kërkojnë. Bajerni dhe Çelsi po ndeshen për qendërmbrojtësin holandez, dhe thuhet se anglezët japin 70 milionë euro në dorë dhe 10 milionë si shpërblime me klauzola. Bavarezët japin më pak në dorë, por më shumë si shpërblime ndaj edhe gara është e fortë. Nëpër media shkruhet herë se Bajerni është në avantazh, dhe herë që është baraz, por një gjë është e sigurt, kjo mënyrë sjelljeje nuk është edhe aq bavareze.
Sfidanti.al