Atletiko e mban Grizmanin, gati të paguajë 40 milionë euro në 2023

Sulmuesi francez vlerësohet si tepër i rëndësishëm, si i pazëvendësueshëm në skemat e trajnerit Diego Pablo Simeone. Antuan Grizman do të luajë edhe këtë sezon për Atletikon e Madridit, sërish i huazuar nga Barcelona, me të cilën u bashkua në 2019, por pa arritur shumë sukses. Grizman do të jetë edhe më i rëndësishëm tani që Luis Suarez largohet, pavarësisht se Simeone mund të marrë përforcime. Ai është kampion i botës, sulmues thuajse titullar i Francës (edhe pse kthimi i Benzemasë i ka prishur punë), ndërsa nëse do të luajë 50 për qind të ndeshjeve në 2 sezone (që nga 2021), do të jetë lojtar i “bardhekuqve” në 2023 kundrejt pagesës së 40 milionë eurove. Mos harroni se Barça pagoi 115 milionë për ta marrë!

Sfidanti.al