Bajerni do Bremerin ose Kulibalin për mbrojtjen, por a do të pranonin të vinin?!

Një problem më vete dhe një habi sesi mundet që një klub kaq i madh ta ketë kaq të vështirë të tërheqë yjet, edhe kur ata janë mbrojtjës. Mediat bavareze shkruajnë se Bajerni po mendon për të përforcuar mbrojtjen me një lojtar të rëndësishëm pasi për dy sezone i janë larguar dy futbollistë me peshë si David Alaba apo Niklas Zyle. Përtej alternativave që ka në ekip, Bajerni synon të paktën një emër nga jashtë Gjermanisë dhe flitet më shumë për Kalidu Kulibalin e Napolit dhe Gleison Bremerin e Torinos. Këta të dy besohet se mund të merren për 35 milionë euro (secili), ndërsa një si Matijs De Ligt kushton të paktën 70 milionë. Gjithsesi, për Kulibalin janë të interesuar Juventusi, Çelsi dhe Barcelona, ndërsa për Bremerin ka interesim të fortë Interi. Me gjasë, ata do të pranonin më mirë La Ligën, Premier Ligën dhe vetë Serinë A sesa Bundesligën.

Sfidanti.al