Kampionët duhet ta humbin një set, pas Gjokoviçit e provoi Nadali!

Ka mundësi të fitojë një “Grand Slem kalendarik”, që do të thotë se mund të pretendojë të fitojë të gjithë turnetë e mëdhenj të vitit 2022. Pas suksesit në Australian Open dhe “Rolan Garos”, Rafael Nadal e nisi me fitore aventurën në Uimbëlldon. Gjithsesi, legjenda spanjolle e humbi një set në debutimin e këtij sezoni, ashtu siç bëri një ditë më parë edhe Novak Gjokoviç. Fituesi i 22 Grand Slemeve (rekordmen botëror) fitoi 3-1 ndaj Fransisko Serundolos me rezultatin e seteve, 6-4, 3-6, 6-3 e 6-4. Nuk ishte shumë e lehtë, por padyshim që ishte e merituar.

Sfidanti.al