Ta mbajnë apo jo Levandovskin, “thikë me dy presa” për Bajernin

Ka arsye për shqetësim në Mynih me mënyrën sesi po shkon çështja e sulmuesit polak. Mediat gjermane shkruajnë se disa nga futbollistët kryesorë të ekipit janë të shqetësuar me mënyrën sesi është krijuar çarja dhe me konfliktin mes drejtuesve dhe Robert Levandovskit. Ata shprehen privatisht se do të ishte e dëmshme për moralin dhe lojën e skuadrës nëse legjenda e sulmit do të mbahej kundër dëshirës së tij, ndërsa gjatë sezonit të ardhshëm të gjithë duhet “t’u japin rremave” në një drejtim të vetëm. Pra, më mirë Levandovski të largohet që Bajerni të jetë më i bashkuar. Sidoqoftë, ka analistë futbolli në Gjermani që thonë se kjo situatë ishte edhe në 2018, kur Leva deshi të shkonte tek Reali, por Bajerni qendroi i patundur, i rinovoi kontratën në 2019 dhe polaku arriti kulmin e formës në karrierën e tij.

Sfidanti.al