De Ligt ikën ashtu si Dibala? Ç’po ndodh tek Juventusi?!

Kriza financiare është e qartë edhe për një klub kaq të madh dhe që ka marrë financime nga aksionerët e tij. Juventusi sërish ka nevojë përpara, edhe pasi një vit më parë largoi Kristiano Ronaldon me gjithë 31 milionë eurot e rrogës së tij vjetore. Këtë verë iku Paulo Dibala që nuk mori dot rrogën prej 10 milionë eurosh në sezon që kërkoi, dhe duket se kështu po ndodh me Matijs De Ligtin. Qendërmbrojtësi holandez duket më larg piemontezëve tani që mediat raportuan se një takim mes palëve për rinovimin përfundoi me sherr. Konflikti pati të bënte për klauzolën e transferimit sepse De Ligti dëshiron një klauzolë ashtu siç ka bërë Halandi apo siç po bën Nkunku i Lajpcigut. Juventusi kërkon një klauzolë prej 110 milionë eurosh, por De Ligti kërkon shumë më pak. Kontrata vlen deri në 2024 dhe kërkohet të rinovohet deri në 2026.

Sfidanti.al