Anita Alvarez ndalohet të konkurrojë në Botërorin e notit!

Kanë kaluar vetëm dy ditë që kur asaj i ra të fikët dhe rrezikoi jetën në pishinë. Anita Alvarez po konkurronte në disiplinën e notit artistik në Kampionatin Botëror në Budapest, por humbi ndjenjat dhe u shpëtua nga trajneri i saj, Andrea Fuentes, ndërsa pati akuza se punonjësit e sigurisë që duhej të kishin reaguar nuk vepruan kur duhej. Ajo nuk do të lejohet të garojë, ndërsa skuadra e SHBA-së përgatitet për garën. Sportistja amerikane duhet të bëjë analiza mjekësore dhe nuk dihet shkaku se nga i erdhi sëmundja.

Sfidanti.al