Flasim për një talent jo në fushën e lojës, as direkt në stafin teknik, por tek “gjahtarët e talenteve”. Nga Liverpuli është larguar pak kohë më parë një emër i njohur si Majkëll Eduards (i pari, majtas, në foto), dhe ai ka ndezur një garë të fortë mes dy klubeve të rëndësishëm të Premier Ligës. Mançester Junajtidi dhe Çelsi janë në konkurrim për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa po bëjnë ndryshime në strukturat e tyre. Nga Çelsi është larguar tashmë legjendarja Marina Granovskaja, ndërsa Junajtidi nuk është i kënaqur me ata që ka. Eduardsi bëri emër tek Liverpuli i Klopit pasi siguroi lojtarë të tillë si Alison, Van Daj, Salah, Mane, Tiago Alkantara, Fabinjo apo Robertson.
Sfidanti.al