Klubi anglez po bën gati një tjetër ofertë për kartonin e mesfushorit holandez, pasi iu refuzua e para prej gati 60 milionë eurosh. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se Mançester Junajtidi nuk do të sforcohet aq shumë, do të shtojë vetëm nja 4-5 milionë euro më shumë, diçka që sërish mund të mos pranohet nga Barcelona. Katalanasit kërkojnë 80 milionë euro për kartonin e Frenki De Jongut, ndërsa kanë shumë halle për të kaluar nga ana financiare, si dhe duan të marrin yje të vërtetë si Levandovskin apo Rafinjën, sa për të folur për sulmin. Nuk dihet se ku do të jetë pika e takimit e dy klubeve, por mesa kuptohet kjo çështje do të vazhdojë në korrik.
Sfidanti.al