Basket, Reali fiton titullin në La Liga pas El Klasikos me Barcelonën

Duhej të kishte qenë sezoni i katalanasve, që kryesuan kampionatin gjatë fazës së rregullt dhe po ashtu udhëhoqën Euroligën pas ndeshjeve në sezonin kryesor. Gjithsesi, ku erdhi puna tek fazat finale, gjithçka shkoi keq dhe Barcelona mbeti me gisht në gojë. Një ekip që e kishte mundur Realin disa herë aq sa i kishte shkaktuar një krizë psikologjike dhe krizë besimi, pësoi vetë një krizë të rëndë duke humbur fillimisht El Klasikon në gjysmëfinale të Euroligës, e pastaj edhe në finalen e La Ligës. Real fitoi titullin në Spanjë pasi ia doli 2-0 me fitore, duke triumfuar në fillim në Katalonjë e pastaj në Madrid me shifrat 81-74. Ky ishte titulli i 36-të për “merengesit”, më i miri i të cilëve ishte basketbollisti qendër Karles Tavarez me 25 pikë e 13 topa në tabela.

Sfidanti.al