Mançester Junajtidi ka larger tashmë dy “spiunë” nga skuadra

Këtë e ka pohuar shefi i ri ekzekutiv i klubit, Riçard Arnold, në një bisedë me një grup tifozësh. Përkrahësit e Mançester Junajtidit shkuan tek lagjja ku banon Arnoldi dhe kërkuan të mbanin aty një protestë, ndërsa drejtuesi i klubit vendosi të pinte një birrë e të bisedonte me ta. Ai u shpjegoi se sezoni i kaluar ishte i tmerrshëm pasi u shpenzuan shumë para dhe përfundimi ishte vetëm vendi i gjashtë, por shtoi se dy burimet nga rridhnin lajmet për në media tashmë nuk janë në ekip. Nuk dihet se për cilët futbollistë e ka fjalën Arnoldi, veçse nga “Old Trafordi” janë larguar lojtarë si Pol Pogba, Huan Mata, Xhesi Lingard, Edinson Kavani apo Nemanja Matiç.

Sfidanti.al