Mbape për pak e mbylli karrierën me Francën pas Euro 2020!

U desh të kalonin vetëm pak muaj që gjithçka të ndryshonte dhe ai të ishte një hero bashkë me shokët e tij, kur “gjelat” fituan Ligën e Kombeve në Milano ndaj Spanjës. Gjithsesi, Kilian Mbape ishte në mendime për ta mbyllur karrierën me kombëtaren e Francës, dhe kjo pas kritikave të tmerrshme që mori në rrjetet sociale pasi humbi penalltinë ndaj Zvicrës në Euro 2020. Ajo ishte goditja vendimtare që solli eliminimin e kampionëve të botës, dhe akuzat, talljet dhe ofendimet ishin të jashtëzakonshme. “Frans Futbolli” shkruan, duke iu referuar presidentit të Federatës Franceze të Futbollit Noel Lë Gre (Le Graet) që Mbapeja mendoi të largohej nga kombëtarja.

Sfidanti.al