Rafinja arrin akordin me Barcelonën, por Lidsi nuk tundet nga 55 milionë eurot!

Do të jetë një tjetër histori vere, dhe për një klub të tillë nuk dihet sesi do të përballojë të marrë edhe brazilianin nga Anglia, edhe Robert Levandovskin nga Gjermania. Një zot e di sesi do t’ia dalin, por tek Barcelona vazhdojnë të “sulmojnë”. Katalanasit kanë arritur akord me sulmuesin brazilian, Rafinja, siç e njofton gazetari italian, Fabricio Romano, edhe pse nuk jepet ndonjë hollësi lidhur me këtë. Sidoqoftë, Lids Junajtidi, klubi i Premier Ligës që ka kartonin e lojtarit, nuk ka ndërmend të ulë pretendimet e tij prej 55 milionë eurosh. Barcelona së pari duhet të gjejë paratë për këto transferime, dhe së dyti të shmangë konkurrencën për Rafinjën, sidomos nga klubet angleze.

Sfidanti.al