Sauthgejt premton të ringrihet si Bobi Robsoni, por kjo humbje ishte më keq se ajo ndaj Pushkashit!

Plot 94 vjet më parë ndodhi një gjë e ngjashme, por ishte një “çështje e brendshme”. Anglia e famshme e asaj kohe u mposht 1-5 nga Skocia në “Uembli” dhe ajo ishte dhe mbetet rekordi i disfatave në shtëpi për “tre luanët”. Gjithsesi, mbrëmjen e kaluar ky rekord u barazua për diferencën në rezultat, pasi Hungaria fitoi 4-0 në stadiumin “Molino” të Uolverhemptonit, e kjo do të thotë humbja më e rëndë në shtëpi që nga viti 1928! Më e keqe edhe sesa ajo e pësuar nga Hungaria e Pushkashit në 1963 në “Uembli” me shifrat 3-6, edhe pse katastrofa e mëpasme, 1-7 në Budapest në 1954 ishte edhe më e keqe. Trajneri Garet Sauthgejt, i sulmuar ashpër nga tifozët për të dhënë dorëheqjen, ka premtuar se do të reagojë ashtu siç bëri Sër Bobi Robsoni që shkëlqeu në Kupën e Botës 1990 pas dështimit në Euro 1988.

Sfidanti.al