Liverpuli pagoi më shumë për Nunjezin, por Siti jep rrogë shumë më të lartë për Halandin!

Dy sulmuesit për të cilët po flitet më shumë në Angli janë Erling Haland dhe Daruin Nunjez, të Sitit e Liverpulit. Guardiola vërtet pagoi 51 milionë paundë stërlina për kartonin e Halandit, por rroga që do të marrë norvegjezi në “Etihad” është tepër e lartë, 650 000 paundë stërlina në javë, që i bie rreth 34 milionë paundë stërlina në vit. Nga ana tjetër, Klopi vërtet do japë gjithsej 85 milionë paundë stërlina për Nunjezin, por rroga e uruguajanit do të jetë 140 000 paundë stërlina në javë. Që do të thotë 4-5 herë më pak!

Emri i norvegjezit është më i madh, ndonëse mosha është e përafër, 21-22-vjeçare. Norvegjezi ka shënuar 86 gola në 89 ndeshje për Dortmundin, 155 gola në 200 ndeshje gjithsej që kur ishte fare i ri, dhe 20 gola në 21 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij! Statistikat janë të jashtëzakonshme për një sulmues. Nunjez, ndërkaq, është një tip tjetër sulmuesi, ndonëse gjithashtu di të shënojë shumë mirë golat. Ai ka 68 gola në 139 ndeshje, ndërsa me Benfikën ishte në 48 gola në 85 ndeshje. Me gjasë, stili i lojës së Jurgen Klopit do ta ndihmojë.

Sfidanti.al