Gorecka: Bajerni duhet ta harrojë sa më shpejt fazën e dytë të sezonit

Futbollisti i bavarezëve dhe i kombëtares gjermane beson se tifozët duhet të vënë bast për suksesin e ekipit të tij. Kjo, edhe pse e pranon se faza e dytë e sezonit që sapo u mbyll nuk ishte aspak në lartësinë e duhur. “Ne zhvilluam padyshim një fazë të parë shumë të mirë, – tha Leon Gorecka, – Në fazën e dytë, edhe personalisht, por edhe si ekip, Bajerni pati probleme. Unë pësova dëmtim në gju dhe nuk munda të isha në formën time më të mirë. Shpresoj që të mos kem më probleme të tilla dhe të jap më shumë kontribut edicionin që vjen”. Gorecka deklaroi se pati ndeshje kur ekipi bavarez nuk ishte në lojën e tij, ndonëse nuk deshi të komentonte nëse kjo erdhi nga pakënaqësia e lojtarëve si Levandovski apo Gnabri me skemat e trajnerit Nagelsman. “Ne duhet të motivohemi që të jemi më mirë sesa vjet, – thotë ai, – në Champions nuk mund t’i lejojmë vetes që të eliminohemi sërish në të njëjtën mënyrë”.

Sfidanti.al