Interi arrin akordin me Empolin për Asllanin, e ul “pazarin” në 10 milionë euro!

Tashmë është thuajse e sigurt se shqiptari 20-vjeçar do të luajë për zikaltërit sezonin e ardhshëm në Serinë A. Mediat italiane shkruajnë se Interi gjeti akordin me Empolin për Kristjan Asllanin, dhe mesfushori do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e trajnerit Simone Inzagi. Duket se drejtuesi Bepe Marota e ka ulur “pazarin” në 10 milionë euro, ndërsa toskanët fillimisht kërkonin 15 milionë. Nuk është shumë e qartë nëse kjo shumë do të përfshijë edhe ndonjë lojtar tjetër si Espoziton apo Matrianon që mund të shkojnë tek Empoli në huazim, apo ky huazim do të jetë plotësues për 10-milionëshin. Gjithsesi, për vetë Asllanin dhe për kombëtaren shqiptare ka rëndësi fakti që sezoni tjetër do të jetë në një nga 3 skuadrat më të mëdha të Serisë A.

Sfidanti.al