Çuameni tek Reali, vetëm për Bejlin, Hazarin e Kristianon u pagua më shumë!

Sesa vlerë pritet të ketë mesfushori francez në Madrid këtë e tregon shpenzimi që presidenti Florentino Perez bëri për kartonin e tij. Dihet tashmë, se Çuameni kaloi tek Reali për rreth 80 milionë euro të paguara “në dorë”, ndërsa 20 milionë pritet të jepen nëse plotësohen klauzolat në skuadër. Në total bëjnë 100, por për momentin të sigurta janë 80 milionë euro. Kjo është shifra e katërt e paguar nga Reali për një futbollist gjatë epokës së Florentino Perezit, ku i pari është Garet Bejli me 101 milionë euro, i dyti Eden Hazari me 100 milionë (duhej të arrinin deri në 150) dhe i treti Kristiano Ronaldo me 96 milionë euro (ne e dinim, 94). Hames Rodrigezi vjen pas francezit me 75 milionë euro.

Sfidanti.al