PSG pranë realizimit të ëndrrës “Zidan”, Poçetino bën gati “valixhet”

Fjala ishte në ajër dhe tani gjithçka u bë realitet. Paris SG do të ketë një trajner të ri sezonin e ardhshëm e sipas të gjitha gjasave ky do të jetë Zinedin Zidan. Legjenda franceze, pasi u tha se priti të bëhej trajner i “gjelave”, ndoshta ndryshoi mendje dhe do të shkojë në stolin parizien. Nga PSG do të largohet Maurisio Poçetino, për të cilin gjithashtu dihej se nuk do të vazhdonte, ndërsa historia zgjati derisa u gjet një formulë e përshtatshme për t’u ndarë. Besohet se presidenti i Paris SG, Al Helaifi, vendosi të bënte ndryshime të mëdha pas dështimit në Champions edhe pse pati në ekip Mbapenë, Mesin e Nejmarin. Tashmë, Nejmar pritet të largohet, ndërsa drejtori sportiv i ri është Kampos i Seviljes, duke zënë vendin e Leonardos. Zidani fitoi 3 Champions me Realin e ndoshta mund t’ia dalë edhe në Paris.

Sfidanti.al