Kostoja e plotësimit të ëndrrave të Mbapesë, mbi 100 milionë euro në vit

Deri vitin e kaluar, renditja e futbollistëve më të paguar në rruzull kryesohej nga Kristiano Ronaldo me 106 milionë euro (rrogë plus sponsorizime), pastaj vinin Lionel Mesi me 94 milionë euro (me ulje pas largimit nga Barcelona) dhe Nejmari me 85 milionë. Kilian Mbape vërtet ishte në vend të katërt, por “vetëm” me 36.5 milionë euro. Kontrata e tij e re me Paris SG bëri që t’i realizohej dëshira për të qenë futbollisti më i paguar në botë. Sulmuesi 23-vjeçar mori 150 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës, ndërsa do të ketë rrogë 50 milionë euro në sezon për 3 vjet. Në total, do të thotë 300 milionë euro në 3 vjet pra 100 milionë euro në vit. Kësaj i duhen shtuar edhe kontratat e sponsorizimit që e ngjisin kampionin e botës mbi Ronaldon.

Sfidanti.al