Liverpuli do 50 milionë për Manenë, sepse Daruin Nunjez kushton 80 milionë!

Llogaritë janë bërë dhe në “Anfild” e kanë vendosur. Drejtuesit e Liverpulit e kanë të qartë se Sadio Mane tashmë është e shuar dhe se ai normalisht duhet të shkojë tek Bajerni, por kjo nuk do të ndodhë pa shifrën e duhur financiare për kartonin. Bavarezët po përgatisin ofertën e dytë prej 30 milionë paundësh stërlina, që do të thotë rreth 35 milionë euro, por mësohet se të kuqtë do të duan të paktën 42.5 milionë paundë stërlina, që do të thotë më pranë 50 milionë eurove. Liverpuli dëshiron të marrë sulmuesin e Benfikës, uruguajanin Daruin Nunjez që shënoi 34 gola në 41 ndeshje sezonin e fundit. Kartoni i tij kushton 80 milionë euro sipas portugezëve, ndërsa konkurrenca është e madhe me Mançester Junajtidin, Paris SG dhe Njukasëllin.

Sfidanti.al