Jo gjithçka arrihet me para, Çuameni larg orbitës së PSG-së dhe pranë Realit!

Në Spanjë ishin kthyer në pesimizëm sepse mesfushori i Francës dukej se do të përfundonte diku tjetër. Monako, klubi i Orelie Çuamenit, kërkoi 100 milionë euro për kartonin e tij, një shifër që në Madrid e cilësuan të çmendur dhe nuk deshën të shpenzonin aq shumë para. Gjithsesi, vullneti i lojtarit nuk qenka që të shkojë tek Paris SG, ose të paktën kështu duket tani. Lajmet janë që Çuameni dhe Reali kanë rënë dakord, ndërsa dy klubet janë duke biseduar. Burime nga Madridi bëjnë me dije se optimizmi po rritet çdo orë, jo thjesht çdo ditë.

Sfidanti.al